-0.1 C
Pec
E shtunë, 4 Shkurt, 2023

Grabisin taksistin në magjistralen Prishtinë-Pejë, arrestohet i dyshuari

Një person me inicialet V.B. (1994), është arrestuar, pasi i njëjti ka grabitur taksistin i cili ishte duke i dërguar nga Fushë Kosova për në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë.

Sipas Policisë, Stacioni Policor ne Klinë më datë 13 shkurt në ora 22:00 është njoftuar nga stacionin policor Fushë-Kosovë se personi(viktimë),me profesion taksist, gjatë transportimit të dy personave nga Fushë Kosova për në rrugën magjistrale Prishtinë-Pejë në drejtim të Pejës deri në fshatin Gllarevë dhe me të arritur në fshatin Gjurgjevik i Madhe në vendin e quajtur të rrasat  ishte  grabitur nga të dyshuarit, me ç’rast viktimës i kishin marrë një telefon mobile ‘Iphone 5’, para të gatshme 50 euro, kuletën me dokumentet personale (patentë shofer, letërnjoftim dhe kartela te bankës).             

“Të dyshuarit viktimën e kishin urdhëruar që të largohet në drejtim të Fushë-Kosovës pa u ndaluar askund, ndërsa të dyshuarit ishin larguar këmbë në drejtim të pa njohur. Sipas viktimës tek të dyshuarit nuk kishte vërejtur ndonjë armë por njeri nga të dyshuarit gjatë tërë kohës së grabitjes e kishte mbajtur dorën e djathtë në brez të mbuluar me xhaketë duke e frikësuar-kërcënuar viktimën. Njësia e hetimeve pran stacionit policor Klinë, menjëherë ka ndërmarr të gjitha veprimet dhe pasi kanë bërë vendshiqimin e vendit të ngjarjes, kanë arritur që të marrin një përshkrim të mirë të dyshuarve, me ç’rast është identifikuar dhe arrestuar njëri nga të dyshuarit, shtetasi shqiptar i Kosovës V.B. (1994). Njësia e hetimeve është në kërkim të personave tjerë të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori shtetit i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si ‘Grabitje’. /Njeshi/

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...