31.3 C
Pec
E shtunë, 22 Qershor, 2024

Grabitet një postë në Prishtinë

Një postë është grabitur sot rreth orës 19:00 në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se një person i dyshuar ka arritur që të grabisë një shumë parash.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...