8.2 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Grabitja e armatosur në Suharekë, gjashtë të arrestuarve u vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prizren ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, Bujar Basha, Besart Istrefi dhe Leutrim Cakollit. Herën e parë paraburgimi prej një muaji të arrestuarve u ishte caktuar më 1 dhjetor 2023.

Vendimi është marrë më 28 dhjetor 2023 derisa masa e paraburgimit iu është caktuar deri më 29 shkurt 2024.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren, Marcel Lekaj.

Edhe Trim Barakut i është vazhduar paraburgimi i cili dyshohet për armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë, paraburgimi u është vazhduar edhe Fatmir Tahirit dhe Albin Beqirit, të cilët dyshohen për dhënie të ndihmës gjatë kryerjes së veprës penale.

Ndaj Tahirit dhe Beqirit është vazhduar masa e paraburgimit deri më 25 shkurt 2024.

Ditën kur ndodhi grabitja, u njoftua se një polic u plagos dhe një tjetër mori lëndime.

Shuma e arit të grabitur konsiderohet të jetë 250 mijë euro, grabitje kjo që ndodhi pasditën e së 22 nëntorit 2023 në një argjendari në Suharekë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...