15.2 C
Pec
E diel, 16 Mars, 2025

Grabitja në një institucion mikrofinanciar në Prishtinë, policia jep detaje

Një i dyshuar nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 15:30, në Prishtinë.

Tutje thuhet se punëtorja e lokalit për shkak të shqetësimit ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se në një lokal një person i dyshuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të marrë para të gatshme dhe i njëjti ka ikur në drejtim të panjohur. Viktima femër kosovare, punëtorja e lokalit, për shkak të shqetësimit, ka pranuar tretman mjekësor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet në raport. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...