16.3 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Grabitje e armatosur në Veternik, Policia raporton se cak ishte një furgon që po transportonte para- një i plagosur

Sot ka ndodhur një grabitje e armatosur në Veternik të Prishtinës.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se cak i grabitjes ka qenë një furgon që po transportonte para.

Një person është dërguar për tretman mjekësor pasi është plagosur.

“Sot rreth orës 10:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në lagjen Veternik në Prishtinë, ku është plagosur një person. Bazuar në të dhënat e deritanishme, rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë një grabitjeje të armatosur ndaj pjestarëve që po siguronin një furgon që transportonte para. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë,  janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.” /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...