Distria Krasniqi e ka mësuar kundërshtaren në çerekfinale të Grand Prix të xhudos që po mbahet në Linz të Austrisë.
Kampionia olimpike në çerekfinale do të ketë punë me xhudisten serbe, Nikolina Nisavic.
Në anën tjetër, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa në të dytin e mposhti me IPPON amerikanen, Jenna Schurr.