22.9 C
Pec
E shtunë, 13 Korrik, 2024

Granit Xhaka më i miri i ndeshjes, i lumtur për fitoren

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka e ka vlerësuar lart fitoren ndaj Hungarisë. Xhaka u shpall më i mirë nga UEFA në fitoren 3:1.

“Është jashtëzakonisht e rëndësishme që kemi nisur me fitore. Një pjesë e parë shumë e mirë. Nuk ishim më keq as në të dytën, por natyrisht Hungaria është dashur të bëjë më shumë. Në përgjithësi, fitorja është në rregull. Ishte saktësisht ashtu si kemi ushtruar gjatë përgatitjeve. E kemi shtyrë veten deri në limite. Kemi bankë të mirë dhe sot e pamë rëndësinë e kësaj, me zëvendësimet që i bëmë. Na duhen të gjithë dhe kemi bërë hap të rëndësishëm sot”, ka thënë Xhaka.

Sipas tij, Zvicra vetëm duhet të vazhdojë me paraqitje si kjo ndaj Hungarisë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...