16.8 C
Pec
E enjte, 22 Maj, 2025

Granit Zymberi i riu gjilanas që jeton në Suedi, pjesë e ndërtimit të staelitit që ndodhet në hapësirë

Granit Zymberi, është i riu me prejardhje nga Gjilani që jeton dhe punon në Suedi, është pjesë e ekipit që ka kontribuar në ndërtimin e disa pjesëve të një sateliti të avancuar, i cili aktualisht është në hapësirë!

‘Jemi krenarë që një shqiptar po kontribuon në teknologjinë hapësinore dhe në mbrojtjen e planetit tonë.’-thuhet mes tjerash në postimin e Ambasadës.

Postimi i plotë i Ambasadës së Kosovës në Suedi:  

‘Krenar me ty, Granit Zymberi!

Granit Zymberi, një i ri me prejardhje nga Gjilani që jeton dhe punon në Suedi, është pjesë e ekipit që ka kontribuar në ndërtimin e disa pjesëve të një sateliti të avancuar, i cili aktualisht është në hapësirë!

Ky satelit ka një mision të veçantë: të matë sasinë e dioksidit të karbonit që thithin malet nga atmosfera – një hap i rëndësishëm për monitorimin e ndryshimeve klimatike dhe ruajtjen e mjedisit tonë.

Puna dhe përkushtimi i Granitit janë frymëzim për të rinjtë tanë, në Kosovë, në Suedi dhe kudo në botë!

Jemi krenarë që një shqiptar po kontribuon në teknologjinë hapësinore dhe në mbrojtjen e planetit tonë.’-thuhet në postimin e Ambasadës./Njeshi&RADIO 1/

VIDEO:

Presidentja Osmani dhe Shefi i EULEX-it diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit në Kosovë

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...