Anëtari i kryesisë së AAK-së Daut Haradinaj, ka reaguar pas raportimit se kryetarja e Komisionit Parlamentar për Bujqësi Fitore Pacolli ka ndikuar që vëllai i saj të përfitojë rreth 100 mijë euro grant.
Haradinaj tha se kryeministri Albin Kurti nuk vepron lidhur me këtë, pasi sipas tij shefi i qeverisë është i involvuar.
“Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të keqpërdoren nga kjo qeveri për të vepruar Hetuesia dhe Prokuroria. Sa për kryeministrin dihet që nuk guxon të veprojë, sepse është vetë i involvuar”, u shpreh ai./Njeshi/