18.2 C
Pec
E enjte, 23 Maj, 2024

Gratë Asambleiste të Pejës, mbështesin Marshin e sotëm protestues

Hidajete Krasniqi – Asambleiste e AAK-së në Pejë, në cilësinë e Kryetares së Grupit të Grave të Asamblesë komunale të Pejës, ka njoftuar se ky grup sot do ti bashkohet shoqërisë civile, në Marshin Protestues të orës 11:00.

‘Ftojmë të gjitha nënat, gratë, motrat, vajzat dhe të gjithë qytetarët, që ti bashkohen MARSHIT dhe shprehim ngushëllimet tona për familjen që humbi të dashurën e vet, të ndjerën Gjyljeta Ukella. Gratë Asambleiste të Pejës, ftojnë drejtuesit e insitucioneve shëndetësore, arsimore dhe të të gjitha fushave tjera, që të inkurajojnë dhe mbështesin pjesëmarrjen e punëtorëve në Protestë.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.

Komunikata e plotë:

‘GRUPI I GRAVE ASAMBLEISTE TË KOMUNËS SË PEJËS I bashkohet MArshit të nesërm të Shoqërisë civile

Në cilësinë e Kryesuses së Grave Asambleiste të komunës së Pejë, ju ftoi ti Bashkohemi Marshit të ftuar për nesër (E MERKURË) nga ora 11:00 në qendër të Pejës, sheshi ‘Shkëlzen Haradinaj’ me moton “Kot flasim, derisa ata vrasin”, në organizim nga ‘Syri i vizionit’ dhe organizatat tjera.

Ftojmë të gjitha nënat, gratë, motrat, vajzat dhe të gjithë qytetarët, që ti bashkohen MARSHIT dhe shprehim ngushëllimet tona për familjen që humbi të dashurën e vet, të ndjerën Gjyljeta Ukella.

Gratë Asambleiste të Pejës, ftojnë drejtuesit e institucioneve shëndetësore, arsimore dhe të të gjitha fushave tjera, që të inkurajojnë dhe mbështesin pjesëmarrjen e punëtorëve në Protestë.

Për Gratë Asambleiste të Komunës së Pejës, Hidajete Krasniqi – Kryesuese.’/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...