Gratë e Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ në Pejë kanë mbyllur fundjavën me aktivitet për mbjelljen e fidanëve, si pjesë e përpjekjes për të luftuar, siç thonë, betonizimin dhe për të ruajtur gjelbërimin e qytetit.
‘Aktivitete të tilla synojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, duke përforcuar identitetin e Pejës si një qytet që gjithmonë ka vlerësuar gjelbërimin mbi betonizimin. Beteja për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të gjelbër është një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.’-thuhet mes tjerash në komunikatë.
Komunikata e plotë:
‘Nën organizimin e Valbona Gjakova Taraku, kryetare e GVV-së në Pejë, dhe me mbështetjen e aktivisteve dhe asambleisteve të LVV, u zhvillua një aktivitet i rëndësishëm për mbjelljen e fidanëve, si pjesë e përpjekjes sonë për të luftuar betonizimin dhe për të ruajtur gjelbërimin e qytetit.
Aktiviteti u realizua falë dhurimit të fidanëve nga aktivistja Mehrije Jakupi.
Aktivitete të tilla synojnë të kontribuojnë në mbrojtjen e mjedisit, duke përforcuar identitetin e Pejës si një qytet që gjithmonë ka vlerësuar gjelbërimin mbi betonizimin. Beteja për një mjedis më të shëndetshëm dhe më të gjelbër është një angazhim i përbashkët për një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë.