22.6 C
Pec
E enjte, 28 Shtator, 2023

Greqi: Gjenden trupat e 18 emigrantëve të djegur nga zjarret

18 persona kanë vdekur në një zonë pyjore të Greqsië veriore.

Kështu kanë bërë të ditur sherbimi grek i zjarrfikësve, ku raportet e para sugjerojnë se ata që kanë vdekur mund të kenë qenë emigrantë.

Flakët arritën në mjediset e spitalit universitar të qytetit dhe foshnjat e porsalindura dhe pacientët e kujdesit intensiv ishin midis atyre që u evakuuan në një traget të ankoruar në portin e qytetit, shkruan BBC.

Një vdekje e mëparshme, gjithashtu besohet të ketë qenë një emigrant, ishte raportuar në fshatrat afër Aleksandoupolis dhe shërbimet e urgjencës kishin dërguar mesazhe me tekst celular në zonat përreth duke u kërkuar njerëzve të largoheshin.

Zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës, Yiannis Artopoios tha se po hetohet mundësia që 18 viktimat e gjetura të martën të kishin hyrë ilegalisht në Greqi, duke qenë se nuk kishte raportime për banorë të zhdukur./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...