Vetëm pak ditë më parë ajo solli në versionin e saj disa prej këngëve të vjetra shqiptare, të cilat ende dëgjohen e këndohen nga të gjithë. Ndër to, Gresa veçoi si më të preferuar këngën “Mora Fjalë”, këngë kjo e kënduar nga e ëma.
Sa i përket jetës personale, bjondia simpatike tregoi që ka nisur përgatitjet për dasmën, madje zbuloi ekskluzivisht për “Ftesë në Pesë” datën e martesës.
Gresa dhe partneri i saj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë në datën 30 mars të këtij viti.
Vlen të përmendim që çifti kanë kohë që janë në një lidhje dashurie./Njeshi&TCh/