4.3 C
Pec
E premte, 6 Dhjetor, 2024

Greva e aktorëve nga Kosova anulon Festivalin e teatrit shqiptar “Moisiu”

Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”, i paraparë të mbahej nga 20 deri më 27 nëntor, është anuluar për shkak se aktorët e Teatrit Kombëtar të Kosovës kanë hyrë në grevë.

Kështu bëri të ditur ministria e Kulturës së Kosovës përmes një postimi në Facebook.

“Me dëshpërim të thellë ju njoftojmë që Festivali i teatrit shqiptar “Moisiu”, i paraparë të mbahej nga 20 deri më 27 Nëntor, do të anulohet për shkak të grevës së aktorëve të Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Ne e respektojmë plotësisht të drejtën e organizimit sindikal. Nga Shoqata Sindikale e Aktorëve kemi kërkuar që ta kursejnë Festivalin Moisiu, pasi ai paraqet interes kombëtar dhe përfshin tri shtete. Nuk e kemi gjetur këtë mirëkuptim nga sindikata.

Andaj, në konsultim me Tiranën e Shkupin, përkundër përfundimit të të gjitha përgatitjeve programore dhe logjistike, jemi të detyruar të anulojmë festivalin për të cilin u bënë shumë sakrifica që të arrinte në edicionin e tretë”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...