5.8 C
Pec
E diel, 21 Prill, 2024

Greva e punëtorëve shkakton tollovi në aeroportin e Frankfurtit

Miliona udhëtarë në Gjermani po përballen me vonesa në shërbimet e transportit për shkak të grevës së stafit të hekurudhave dhe aeroportit.

Greva dy ditore e stafit tokësorë të Lufthansas ka pasuar me grevën 35 orëshe të ngasësve të trenave, raporton BBC.

Operatori hekurudhor “Deutsche Bahn”, ka njoftuar se vetëm 20 për qind e trenave të udhëtimeve të gjata janë në funksion, ndërkaq aeroporti i Frankfurtit, më i madhi në Gjermani, ka anuluar të gjitha nisjet e aeroplanëve, përcjell gazeta online Reporteri.net.

Greva është seria e fundit e veprimeve të punëtorëve të industrisë në Gjermani.

Këto greva janë organizuar në shenjë pakënaqësie për pagat dhe kushtet e punës në kompaninë kombëtare Lufthansa dhe operatorin hekurudhor.

Operatori hekurudhor ka njoftuar se vonesa të mëdha do të ketë edhe të enjten e të premten.

Kompania e fluturimeve ka njoftuar se rreth 1 mijë fluturime në ditë do të anulohen, duke penguar më shumë se 200 mijë udhëtarë.

Grevistët kanë kërkuar ngritje të pagave në kohën e ngritjes së madhe të çmimeve dhe kushte më të mira të punës/Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...