2 C
Pec
E diel, 8 Dhjetor, 2024

Gripi sezonal në Kosovë shndërrohet në epidemi

Gripi sezonal ka kaluar në epidemi në Kosovë, ka njoftuar Komiteti për Gripin Sezonal në nivel të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës .

Sipas këtij insitucioni, pas testimit të 661 rasteve është konstatuar se gripi sezonal ka kaluar në epidemi.

“Në laboratorët e Qendrës Kombëtare të gripit në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri më 22 shkurt 2019 janë testuar gjithsej 661 mostra të dyshimta me influencë, prej tyre 240 raste rezultojnë pozitive në influencën e tipit A”, është thënë në komunikatën e SHSKUK-së.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar kanë rekomanduar që të gjithë nxënësit që kanë shenja të gripit të qëndrojnë në shtëpi.

]]>
- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...