29 C
Pec
E enjte, 20 Qershor, 2024

Gruaja e Radojiçiqit po intervistohet nga Krimet Ekonomike, Elshani jep detaje

Gruaja e Milan Radojiçiqit, Ema Radojiçiq, është duke u intervistuar në Stacionin e Policisë në Veri të Mitrovicës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani tha se ajo po intervistohet në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike.

“Konfirmojmë se në Mitrovicë Veri është duke u intervistuar ky person në prani të avokatit, me ftesë të Krimeve Ekonomike në Prishtinë”, ka deklaruar Elshani.

Ndryshe, Radojiçiq, i cili është i sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, në shtator të vitit të kaluar.

Pas sulmit në Banjskë, Policia ka kryer bastisje në pronat e tij në veri, përfshirë edhe një restarant që është në emër të gruas së tij, të cilat janë sekuestruar tashmë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...