10.3 C
Pec
E martë, 13 Maj, 2025

Gruaja që u zhduk në vitin 1962 gjendet “shëndoshë e mirë”

Një grua e cila rezultonte e zhdukur për gati 63 vjet është gjetur e gjallë dhe shëndoshë e mirë pasi u shqyrtua rasti i zhdukjes së saj, tha policia në shtetin amerikan të Wisconsin.

Audrey Backeberg ishte 20 vjeçe kur u zhduk nga shtëpia e saj në qytetin e vogël të Reedsburg më 7 korrik 1962, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Në një deklaratë, Sherifi i Qarkut, Sauk Chip Meister tha se zhdukja e zonjës Backeberg “ishte me zgjedhjen e saj dhe jo rezultat i ndonjë aktiviteti kriminal”.

Sherifi tha se ajo jetonte jashtë Wisconsin, por nuk dha detaje të mëtejshme./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...