11 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Gruda: E turpshme krahasimi i PDK-së me Listën Serbe nga zëvendësministri i drejtësisë

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda e ka quajtur të trupshme krahasim e zëvësministrin e drejtësisë Partinë Demokratike të Kosovës me atë të Listës Serbe.

Gruda përmes një postimi në rrjetin e tij social, shkroi se një zëvendësministër që koordinohet me Rajdoqiqin për votim kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në.

Tutje, ai tha se PDK-ja nga fillimi ka e ka përkrahur vetingun.

Postimi i plotë:

“Është e turpshme që zv. ministri i drejtësisë e krahason PDK-në me Listën Serbe.

Zv. ministri i Qeverisë, që koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në.

PDK e ka ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces.

Pra, PDK e ka përkrahur vetingun nga fillimi, mirëpo PDK nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...