Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme.
Sipas njoftimit konferenca do të mbahet, duke filluar nga ora 12:00 në sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës).
Më tej thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e çmimit të energjisë elektrike me 16.1%.
Konferenca mbahet një ditë para protestës e cila mbahet neser, duke filluar nga ora 12:00. /Njeshi/