14 C
Pec
E hënë, 19 Maj, 2025

Grupi Parlamentar i PDK-së mblidhet për konsultime para fillimit të seancës, pritet të vendosin edhe rreth votimit për mandatet

Deputetja e zgjedhur e PDK-së, Ariana Musliu- Shoshi, ka thënë se në ora 11:00 do të ketë takim grupi parlamentar i PDK-së.

Ajo shtoi se aty do të marrin vendim nëse do ta votojnë raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

“Tani kemi takimin prej orës 11:00 dhe do të marrim një vendim”, tha Musliu Shoshi.

Sot në ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive që u ndërpre të martën si pasojë e mosvotimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandateve.

PDK, LDK dhe AAK votuan kundër këtij raporti me arsyetimin se anëtarët e Qeverisë nuk mund të betohen si deputetë pa dhënë dorëheqje formale paraprakisht nga postet e ekzekutivit. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...