25.2 C
Pec
E premte, 21 Qershor, 2024

Guardiola flet për të ardhmen, tregon a do të qëndrojë te Man City

Manchester City e fitoi titullin e tretë rresht në Premierligë, duke e lënë pas vetes Arsenalin për të dytin sezon radhazi.

Guardiola po vazhdon ta dominojë futbollin anglez me gjashtë tituj të fituar.

E pas triumfit, Guardiola u pyet se a do të vazhdojë me Manchester Cityn, duke e ditur se kontrata i skadon në qershorin e vitit të ardhshëm.

“Realiteti është që jam më afër largimit sesa qëndrimit. Ne kemi biseduar me klubin dhe ndjesia ime është se dua të qëndrojë tani. Do të qëndrojë sezonin e ardhshëm. Por, gjatë sezonit do të bisedojmë, do të shikojmë”, tha Guardiola.

Manchester City e ka edhe një finale të mbetur këtë sezon, atë të FA Cup ndaj rivalit lokal, Manchester Unitedit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...