3.8 C
Pec
E martë, 12 Nëntor, 2024

Guardiola pranon se ndoshta Vinicius Junior duhej të kishte fituar “Topin e Artë”

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka ndarë mendimet e tij për “Topin e Artë” pasi pa Rodrin të triumfojë përballë Vinicius Junior.

Vinicius Junior ishte favorit për të mposhtur Rodrin në garën për “Topin e Artë” pasi udhëhoqi skuadrën e Carlo Ancelotti drejt titujve në La Liga dhe Champions League sezonin e kaluar.

Megjithatë, çmimi prestigjioz përfundoi në duart e Rodrit, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Real Madrid, që bojkotoi ceremoninë në Paris të hënën.

Drejtuesi i France Football, Vincent Garcia, u përpoq të shpjegojë se përse Vinicius Jr nuk fitoi, duke sugjeruar se ai “ishte shumë afër”. Guardiola mendon gjithashtu se cilido nga lojtarët mund të kishte fituar.

“Duhej të ishte Vinicius? Ndoshta. Është [votuar nga] gazetarë, jo një grup elitar njerëzish që vendosin. Janë njerëz nga e gjithë bota që votojnë, jo vetëm një vend. Ka opinione të ndryshme, dhe kjo është ajo që e bën futbollin të bukur, apo jo?”, tha Guardiola para gazetarëve në një konferencë për shtyp.

Guardiola gjithashtu u bëri thirrje Real Madridit që ta “pranojnë” rezultatin dhe shprehu krenarinë e tij për fitoren e Rodrit si lojtari i parë i Manchester City që fiton “Topin e Artë.”

“Ky event duhet të jetë një kënaqësi, njerëzit duhet t’i pranojnë rezultatet. Si klub, jemi shumë të lumtur që Rodri është lojtari i parë i këtij klubi që fiton këtë çmim.

Është si [fitorja në] Premier League dhe Champions League. Jemi shumë krenarë”, shtoi ai.

Ndryshe, si statistikë interesante është se Rodri ishte lojtari në pesë ligat kryesore të Evropës me më shumë prekje të topit (120.3) për ndeshje sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...