5.9 C
Pec
E diel, 9 Shkurt, 2025

Gucati: Veteranët e luftës kanë qenë në gjendje të keqe vetëm pas lufte edhe sot

Hysni Gucati, tani kryetar i OVL-UÇK-së dhe njëri nga ish të burgosurit në Hagë ka rrëfyer për përjetimet e tij atje bashkë me shokët e tij të luftës, disa prej të cilëve vazhdojnë të jenë në burg.

Derisa ka folur për pozitën të cilën e ka marrë si drejtor, ai thotë se nuk është i kënaqur pasi shokët e tij të luftës vazhdojnë të jenë në burg.

Në lidhje me përkrahjen e Qeverisë për veteranët dhe shokët e tij të luftës, Gucati ka dhënë kritika.

“Një Qeveri që nuk e viziton Organizatën e Veteranëve të Luftës, një Qeveri që nuk i viziton bashkëluftëtarët tonë që janë në Hagë atje, kryeministrin, dy kryetarët e parlamentit, Rexhep Selimin, Sali Mustafën, Pjetër Shalën dhe të tjerët tash që janë atje për mua është non sens”, ka thënë Gucati

Ai ka thënë se kjo Qeveri nuk e meriton emrin Qeveri pasi që sipas tij kryeministri i vendit do të duhej të bënte së paku një vizitë në Hagë gjatë 4 viteve të tij në pushtet.

Sipas tij, veteranët e luftës në gjendje kaq të keqe shëndetësore kanë qenë vetëm pas luftës dhe sot./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...