Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, i shoqëruar nga Emisari Special i Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Troccaz, kanë qëndruar në kampin “Film City”.
Po ashtu në njoftim thuhet se Guerot e Troccaz janë takuar me komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.
Në njoftimin nga KFOR nuk ka pasur detaje lidhur me takimin me emisarin francez dhe ambasadorin Guerot. /Njeshi/