15.4 C
Pec
E shtunë, 21 Shtator, 2024

Guerot homazhe për të Zhdukurit: Respekt me gjithë zemër për viktimat dhe të afërmit e tyre

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, bashkë me ambasadorë tjerë të huaj të akredituar në Kosovë, ka bërë homazhe për personat e zhdukur.

Guerot, në postimin e tij në Twitter, tha se Franca mbështet financiarisht KNKK-në në punën e tyre për të zgjidhur rastet e mbetura dhe për të sjellë paqe në familjet.

“Sot në mëngjes mora pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave në homazh dhe kujtim të personave të zhdukur. Respekt me gjithë zemër për viktimat dhe të afërmit e tyre. Franca mbështet financiarisht KNKK-në në punën e tyre të rëndësishme për të zgjidhur rastet e mbetura dhe për të sjellë paqe në familjet”, shkroi Guerot.

Sot në vend po shënohet Dita Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Forcë. /Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...