3.8 C
Pec
E enjte, 22 Shkurt, 2024

Guerot: Shembulli i targave të ndiqet edhe në zbatimin e marrëveshjeve të tjera

Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot, ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia tashmë po lejojnë veturat me tabela shtetërore të qarkullojnë nëpër të dy vendet.

Guerot ka thënë se tashmë s’ka nevojë për stikersa në targat e automjeteve kosovare dhe serbe.

Diplomati francez ka thënë se kjo është një mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke ua lehtësuar jetën qytetarëve në të dy vendet.

Ai tutje ka thënë se ky është një shembull që duhet ndjekur edhe për zbatimin e marrëveshjeve të tjera.

“Një shembull i mirë për t’u ndjekur për zbatimin e marrëveshjeve të tjera”, ka shkruar Guerot./Njeshi/

 

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...