22.9 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Guler tregon se çfarë ka mësuar më shumë në Real: Është diçka që e kam parë për herë të parë këtu…

“Topi është i dashuruar me Arda Gulerin”, ka rrëfyer Carlo Ancelotti pas golit të fundit të futbollistit turk.

Guleri ka realizuar katër gola në pak më shumë se 200 minuta në La Liga, pasi shkaku i dëmtimeve mbeti për një kohë të gjatë jashtë fushës së blertë.

Në një intervistë në Kafa Sports, gazetari e pyeti Gulerin se si është të ushtrohesh përkrah lojtarëve si Vinicius, Bellingham, Modric apo Rodrygo.

“Lojtarët duan të fitojnë Champions League.  Kjo është diçka që e kam parë për herë të parë këtu”, theksoi Arda.

Fundi i sezonit i ka lejuar mesfushorit turk që të ketë më shumë minuta. Ai ka bërë që tifozët të dashurohen me të, pasi u bë lojtari i La Ligës me efektivitetin më të madh para portës: një gol çdo 71 minuta lojë.

Turki ka gjuajtur katër herë drejt portës… dhe të katërt kanë përfunduar me gol.

“Të gjithë shkojnë në stërvitje me përqendrim dhe disiplinë, kjo është diçka që e kam mësuar këtu dhe që më ndihmon të përmirësohem edhe më shumë çdo ditë. Ata kanë një karakter të jashtëzakonshëm, nuk e pranojnë kurrë humbjen, janë shumë ambiciozë”, thotë ai për mësimin që ka marrë në sezonin e tij të parë duke mbrojtur mburojën e Real Madridit.

“Ata janë shumë të motivuar, çdo ditë kërkojnë më shumë nga vetja sesa nga bashkëmoshatarët e tyre dhe ndihem i lumtur që po mësohem me këtë presion në këtë moshë”, përfundon ai.

Playmakeri turk ka përfituar nga pushimi treditor që Ancelotti i ka dhënë për të vazhduar punën për fizikun e tij./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...