Reprezentuesi gjerman insiston se ai është shumë i lumtur tek Manchester City, edhe pse është i pavendosur për rinovimin e kontratës, shkruan ‘Goal’, transmeton lajmi.net.
Kontrata e Gundogan me ‘Citizens’ skadon në vitin 2020 dhe ai ka thënë se do të dëshironte që ta merrte shtruar situatën deri në sezonin tjetër, para se të merrte vendimin final.
Trajneri Pep Guardiola ka shfaqur dyshimet e tij mbi të ardhmen e Gundogan, por ka thënë se ata po bëjnë të pamundurën ta mbajnë lojtarin, dhe gjithçka vendoset nga lojtari.
Gundogan pati një sezon të parë aspak të mirë tek City, por jo për fajin e tij, por si pasojë e lëndimeve.
]]>