Qendra e qytetit në Pejë, prej ditësh i është nënshtruar punimeve për rregullimin ri, që përfshin rrëzimin dhe ndërtimin e objekteve të reja afariste.
Si dhe shtrimin e gurëve të kalldërëmit, në pjesën e mbetur të sheshit, transmeton ‘RADIO 1’.
Te këto gurë, është ndalur, Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri duke ndarë një nga detajet, që e përbën këtë ndryshim të ri urbanistik.
“Sheshi i ri po merr formë ngadalë, gur më gur, me kalldrëm që ruan hijeshinë dhe traditën”, ka shkruar shkurt Muhaxheri.
Aktualisht, një e treta e ndërtimeve, është në përfundim e sipër, ndërsa së shpejti, pritet të fillojë rënimi i objekteve tjera të mbetura, për të filluar ndërtimi i objekteve të reja. /Njëshi/