5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Gurthemel e renovim i institucioneve arsimore, MASHTI ndan 3 milionë euro

Në Komunën e Shtimes, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka vënë gurthemelin e sallës sportive, ndërkohë që ka pasur edhe renovime në një çerdhe.

Nxënësit e shkollës “Idriz Ajeti” në Pjetërshticë të Shtimes do të kenë kushte shumë të mira të zhvillimit të aktiviteteve sportive dhe kulturore, pasi sot u bë përurimi i sallës sportive, ku e pranishme ishte edhe ministrja Arbërie Nagavci.

“Përfundimi i punëve të filluara po ashtu edhe nisja punëve të reja të cilat krijojnë kushte më të mira për fëmijët tanë me infrastrukturën moderne shkollore dhe krijimin e parakushteve për zhvillimin e mësimit në kushte më të mira është një arritje rezultat i cili na bënë të lumtur dhe besojë që edhe mësimdhënësit në punën e tyre të përditshme me nxënësit në kushte më të mira do t’i kenë edhe rezultatet më të mira”, ka thënë Nagavci.

Drejtuesit e Komunës së Shtimes thanë se çdo ditë po krijohen kushte më të mira në procesin edukativo -arsimor.

“Për qytetarët e komunës së Shtimes dhe për mua si kryetar është ditë e lumtur, ditë kjo që do të jetë e shënuar në krijimin e kushteve bashkëkohore për edukimin dhe mësimdhënien në komunën e Shtimes”, ka thënë Qemajl Aliu, kryetar i Shtimes.

Për realizimin e këtyre tri projekteve, Ministria e Arsimit ka ndarë rreth 3 milionë euro./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...