22 C
Pec
E martë, 23 Korrik, 2024

Gutierrez: Sot është një ditë e zezë për lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Europiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez ka reaguar pasi ditën e sotme në Kuvendin e Kosovës është miratuar Ligji për KPM-në.

Në një reagim të bërë në platformën “X”, ka thënë se ky ligj u miratoi edhe pavarësisht këshillave të KiE-së, BE-së, OSBE-së dhe EFJ-së për të mos e bërë.

Tutje ai thotë se sot është ditë e zezë në lirinë e medias dhe femokracinë në Kosovë.

“Kosovë: Parlamenti sapo miratoi ligjin për media (Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave) pavarësisht këshillave nga KiE, BE, OSBE dhe EFJ për të mos bërë kështu. Sot është një ditë e zezë për Lirinë e Medias dhe Demokracinë në Kosovë. Partitë politike opozitare e bojkotuan seancën”, shkroi Gutierrez në “X”./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...