8.1 C
Pec
E shtunë, 2 Mars, 2024

Habit Infantino: Shpresoj që Messi të luaj deri në Botërorin e vitit 2034

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka bërë një deklaratë interesante.

Ai ka thënë se shpreson që Lionel Messi të luaj futboll ende dhe të jetë në botërorin e ardhshëm, atë pas tij dhe botërorin e vitit 2034.

“Shpresoj që Messi të luajë në Botërorin e ardhshëm, atë pas tij dhe atë në 2034. Për aq kohë sa të dojë”, ka deklaruar Infantino për DSports.

36-vjeçari i cili arriti ta fitonte Kupën e Botës me Argjentinën në vitin 2022, ditë më parë ka thënë se ende nuk ka vendosur nëse do të jetë i pranishëm në Botërorin 2026, i cili do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...