23.2 C
Pec
E martë, 3 Gusht, 2021

Hadri: Vendimi i GJND-së, madhor edhe në aspektin historik, Serbia bëri autogol

Profesori i Historisë, Arbër Hadri  që është i biri i akademikut Ali Hadri, historianit dhe patriotit të shquar të çështjes kombëtare, ka folur për rëndësinë e vendimit të GJND-së, për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës, sot kur shënohen 11 vjet nga kjo ngjarje.

Hadri, vendimin e ka komentuar në aspektin historik.

“Normalisht ne e ndjejmë e prekim shumë të rëndësishëm, në aspektin ligjor e juridik, por, në aspektin historik kjo ngjarje do thosha ka rëndësinë tepër të madhe tepër të veçant. Në historinë më të re jo veç të Kosovës, por edhe kombëtare, ne kemi ngjarje të rralla të  mëdha si kjo të fitoreve ndërkombëtare në histori. Normalisht akti ka qenë një autogol që Serbia ja bëri vetës duke bërë pyetje e cila mori përgjigje në anën e drejtë. E drejta e Zotit u konfirmua.”-tha Hadri në ‘RADIO 1’.

Tutje historiani Arbër Hadri, ka ngritur paralele shembujsh se a duhet që Kosova tani, në këtë periudhë përflojesh, të ngrisë padi ndaj Serbisë për gjenocid.

“Tani këto dy raste dallojnë diametralisht, por, këto dy raste nëse pyesni, e kanë vetëm një të përbashkët të fuqishme, viktimën dhe agresorin që janë të njejtit. Në aspektin historik dhe gjithëdimensional Serbia botërisht dihet se ka kryer gjenocid, e se a duhet në k/të moment të ndodhë padia, do thosha më mirë kjo të gjykohet dhe mendohet nga diplomacia jonë shtetërore si momentum. Historia ka fakte të gjenocidin, ndërsa, sa shteti është gati dhe ka potencial mbetet të flasë vet shteti.”-tha Hadri./RADIO 1/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...