24.3 C
Pec
E martë, 8 Korrik, 2025

Hajrulla Çeku kandidat i Vetëvendosjes për kryetar të Prishtinës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Hajrulla Çekut për kryetar të Komunës së Prishtinës në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Lajmi është konfirmuar nga kryetari i degës së LVV-së në Prishtinë, Arben Vitia, i cili tha se zgjedhja e Çekut është bërë unanimisht nga qendra e partisë në kryeqytet.

“Hajrulla Çeku do të jetë kandidati ynë për Prishtinën. Kjo u vendos unanimisht nga qendra e VV-së në kryeqytet”, deklaroi Vitia.

Kandidatura e tij është përkrahur edhe nga kryetari i VV-së, Albin Kurti, i cili e quajti Çekun si një njeri të kulturës dhe patriotizmit.

Vetëvendosje synon ta rikthejë qeverisjen e Prishtinës pas katër vjetëve, që nga humbja në vitin 2021, kur Arben Vitia u mposht në balotazh nga Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...