18.5 C
Pec
E shtunë, 19 Prill, 2025

Hajrulla Çeku: Këto ditë pritet të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e stadiumeve të Pejës, Prizrenit, Ferizajit dhe Vushtrrisë

Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit , Hajrulla Çeku bëri të ditur se këto ditë do të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e katër stadiumeve.

Shteti i Kosovës ka stagnuar në ndërtimin e stadiumeve të rinj në qytetet kryesore te vendasit, pasi ka hasur shumë probleme në procedura dhe prokurim.

Megjithatë, pritjes së duket po i vjen fundit, pasi i pari i Sportit, Hajrulla Çeku ka treguar se së shpejti do të shpallet rezultati për ndërtimin e katër stadiumeve.

Ai bëri të ditur se këto ditë janë shpallur edhe procedurat e prokurimit për ndërtimin e stadiumit të ri të Suharekës.

“Kategoria 2 eurofazë, kapaciteti rreth 6500 ulëse dhe vlera e investimit rreth 13 milionë euro. Ndërkohë, ditëve në vijim pritet të shpallet rezultati i procedurës së prokurimit për ndërtimin e katër stadiumeve të tjera të futbollit: Ferizaj, Peja, Prizreni dhe Vushtrria”, ka thënë fillimisht Çeku në konferencë për media.

“Këto investime janë pjesë e planit tonë pesë-vjeçar për konsolidimin e infrastrukturës së futbollit në vendin tonë që synon të shndërrojë Kosovën në vendin me infrastrukturën më të avancuar të futbollit në rajon deri në vitin 2028”, përfundoi ministri në detyrë i Sportit./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...