15.4 C
Pec
E diel, 4 Qershor, 2023

Haki Abazi e akuzon Qeverinë për mashtrim, manipulim, diktat e shantazh

Deputeti Haki Abazi ka shkruar një varg kritikash e akuzash për Qeverinë që e udhëheq Lëvizja Vetëvendosje, partia e cila e largoi nga grupi parlamentar.

Abazi në një postim në Facebook të titulluar “Revolucioni pa asnjë ngjyrë”, e ka akuzuar Qeverinë për mashtrim, manipulim, “mosnjohje bazike të demokracisë dhe jetës parlamentare”, keqpërdorim të aseteve publike, politikë kozmetike, dështim, diktat e shantazh, duke pyetur se “cili na ishte ndryshimi këtu?!”.

“Vetë-promovimi, deliri i pushtetit, dosjet, thashethemet, diferencimi bazuar në ideologji, shantazh në emër të fuqisë politike, model ekonomik i menaxhimit me sadaka e varfëri – udhëtime në grup, keqpërdorim të aseteve publike, politikë kozmetike, dështim total në sistemin e drejtësisë – shtrohet pyetja me se merren? Konferenca në Swiss Diamond- cili na ishte ndryshimi këtu?!”, ka shkruar Abazi ndër tjerash./Njeshi/

 

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...