Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, e ka lidhur me shirit të Policisë mikrofonin dhe foltoren gjatë kohës sa po fliste shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Gjatë kohës së fjalimit të saj, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka bërtitur: “Mos rrej, mos rrej”. /Njeshi/