Fillimisht komuna e Deçanit në bashkëpunim më OVL-UÇK-së po nesër nga ora 11:00 ,në Sallën e Asamblesë Komunale do të organizojnë Mbledhje Komemorative në kujtim të jetës dhe veprës se Halim Tolajt, personalitetit të palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për Lirinë e Atdheut.”-thuhet në njoftimim zyrtar të Komunës së Deçanit.
Për ndarjen nga jeta të Halim Tolajt ka ngushëlluar edhe kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Postimi i plotë i kryeministrit Haradinaj:
“Pikëllues lajmi se paska ndërruar jetë bashkëluftëtari ynë Halim Tolaj. Tërë jetën qëndroi i palëkundur në idenë shqiptare dhe i palodhshëm në veprim për lirinë e Atdheut. Pusho i qetë Komandant. Do të kujtohesh ndër breza!”- shkruan Haradinaj në facebook. /Njeshi/
]]>