7.3 C
Pec
E diel, 26 Mars, 2023

Halimi e LDK-së: Ministri i Kulturës i ndanë 750 mijë euro për RTK-në për ta bërë agjenci marketingu

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se një dikaster qeveritar po ndërhyn në televizionin publik, siç thotë ajo Ministri i Kulturës ka vendosur që RTK-në ta shndërrojë në “agjenci marketingu”.

Në një postim në Facebook, Halimi thotë se Ministria e Kulturës ka vendosur t’ia japë RTK-së për tre vite 750 mijë euro për promovimin e aktiviteteve të tyre.

“Çdo televizion pothuajse ka emisione të caktuara për kulturë dhe sport. Por, kjo nuk i ka mjaftuar ministrit aktual të kulturës, i cili ka vendosur që RTK-në ta shndërrojë në “agjenci marketingu”, ka shkruar mes tjerash Halimi.

“Mungesa totale e kreativitetit, e nxitë Ministrin që ta cenojë edhe mediumin publik edhe buxhetin, përnjëherë”.

Postimi i plotë:

Kapja e RTK-së nëpërmjet emërimit të drejtorit nga partia në pushtet, nuk i mjaftoi dhe tani një dikaster qeveritar ndërhynë në televizionin publik duke e shndërruar në servis të vetin për propagandë!?

Ministria e Kulturës, ka vendosur që 750 mijë euro për tre vjet t`ia japë RTK-së, televizionit publik për promovimin e aktiviteteve të tyre.

Edicionet kulturore kanë qenë mjaftueshëm të prezantuar në media, aq sa ka pasur aktivitete, nënkuptohet. Çdo televizion pothuajse ka emisione të caktuara për kulturë dhe sport. Por, kjo nuk i ka mjaftuar ministrit aktual të kulturës, i cili ka vendosur që RTK-në ta shndërrojë në “agjenci marketingu”.

Ky absurditet është keqpërdorim brutal i buxhetit të shtetit, sidomos në këtë kohë të zhvillimit teknologjik dhe mundësia e promovimit është shumë më e madhe edhe me më pak buxhet. Paaftësia për të zhvilluar dhe përkrahur kulturën nuk mund të mbulohet me kanale shtesë në televizione. Komuniteti i kulturës ka nevojë për përkrahje dhe investime.

Mungesa totale e kreativitetit, e nxitë Ministrin që ta cenojë edhe mediumin publik edhe buxhetin, përnjëherë./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...