10 C
Pec
E mërkurë, 28 Shkurt, 2024

Halimi i LDK-së: Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, por përfshirja e luftës në diskursin publik dëmton Kosovën

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi tha sot se kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, megjithatë sipas saj Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti.

Halimi në një postim në Facebook shkruan se fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese.

“Kërcënimet e Serbisë kurrë nuk duhet të nënçmohen, porse, përfshirja e luftës dendur në diskursin publik për qëllime populliste e konsum të brendshëm, nuk po e dëmton Serbinë, por fatkeqësisht imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, shkruan ajo.

Sipas saj, nuk ka fuqi kredibile financiare në botë që investon kapitalin e vet në një vend ku rreziku potencial për luftë është i lartë.

“Paqja, siguria e qytetarëve është duke u mbikëqyrë nga aleatët tanë të NATO-s, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova duhet ta ndërtojë një tregim paqeje e prosperiteti, por fatkeqësisht me këtë mendësi politike të VV-së, ky tregim perceptohet si i zymtë dhe me mundësi shpërthyese. Përhapja e panikës së luftës, me qëllim që qytetarët tanë të mos kërkojnë zhvillim e mirëqenie, por të mjaftohen me paqen, në planin afatgjatë do të ketë pasoja të mëdha për vendin”, shkruan ndër të tjera Halimi./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...