15.6 C
Pec
E hënë, 27 Maj, 2024

Haliti gjatë homazheve në fshatrat e Pejës: Krimet as nuk falen e as nuk harrohen

U shënuan sot 25 vjet apo (çerek shekulli), nga masakrat e Qyshkut, Pavlanit, Zahaqit dhe Llabjanit.

Krime të tmerrshme nga forcat e Serbisë, u kryen në këto fshatra 25 vjet më parë, duke lënë të vrarë 44 persona në Qyshk, 17 në Zahaq, 21 në Pavlan dhe 13 në Llabjan.

Me këtë rast, homazhe dhe nderime për të rënët bëri edhe kryetari i PDK-së në Pejë Xhavit Haliti.

‘Sot, në Qyshk, Pavlan dhe Zahaq nderuam të rënët për liri. Më 14 maj 1999 në fshatin Qyshk, Pavlan dhe Zahaq të Komunës së Pejës, nga forcat policore si dhe ato elite ushtarake dhe paraushtarake serbe u vranë dhe u masakruan barbarisht 82 civilë të paarmatosur shqiptarë. Me këto masakra shteti serb shfaqi botërisht barbarinë e tij, para së cilës ishte i pavlefshëm çdo ligj lufte dhe konventë ndërkombëtare. Pavarësisht viteve, krimet as nuk falen e as nuk harrohen. Drejtësia duhet ta thotë fjalën deri në fund.’-shkruan ai./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...