0.3 C
Pec
E hënë, 4 Dhjetor, 2023

Haliti për mosdekretimin e Kryeprokurorit: Kush është kundër vendimit të Osmanit, të ankohet në Kushtetuese

As pas një viti e gjysmë, Blerim Isufaj nuk ka marrë “aminin” që i duhet për t`u emëruar Kryeprokuror i ri i Shtetit.

Presidentja Vjosa Osmani nuk e ka dekretuar atë për këtë pozitë, pasi ka gjetur shkelje në procedurën e përzgjedhjes.

E deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti thotë që ka qenë detyrë e saj për ta dhënë një vendim.

Ai madje thotë që nëse dikush është i pakënaqur me këtë vendim të presidentes, mund të ankohet në Kushtetuese.

“Ajo ka kompetencat e veta si presidente për ta dekretu ose mos me dekretu. Baza ligjore e dekretimit ose mosdekretimit po besoj që i takon edhe zyrës ligjore te presidentja, që presidentja mos me gabu. Në qoftëse ka dikush kundër, atëherë mundësitë janë ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, ata që janë të interesuar që të ankohen”, tha ai.

Presidentja Osmani para gazetarëve tha se ka marrë kërcënime për lidhje duarsh nëse s’do ta dekretonte Blerim Isufajn.

Për këtë, deputeti Xhavit Haliti ka thënë që duhet të ndërmeren masa menjëherë.

Ai theksoi faktin që Presidentja e familja e saj mbrohen nga institucionet e sigurisë të Kosovës.

“Institucionet e Kosovës, Policia e Kosovës, Njësia Speciale jo vetëm që e ruajnë presidenten, por ia ruajnë edhe fëmijët kështu që nuk po besoj që është trembur aq shumë Presidentja, por veprimi në qoftëse e ka kërcënuar dikush, është i dënueshëm dhe po besoj që policia, organet e ndjekjes duhet të ndërmarrin hapa të menjëhershme për ta qartësuar dhe për t’I kapur ata që e kanë kërcënuar presidenten”, u shpreh ai.

Emri i Blerim Isufajt ishte propozuar që nga 16 prilli i vitit të kaluar por që dekretimi i tij kishte ngecur në zyrën e Presidentes Osmani.

Procesi i përzgjedhjes pati nxitur reagime të shumta edhe nga organizatat joqeveritare.

Të zhgënjyer me procesin e përzgjedhjes vitin e kaluar janë shprehur edhe Bashkimi Evropian, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...