Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me tentimet për hapjen e urës së Ibrit i “mbyll” të gjitha rrugët për Kosovën.
Haliti ka akuzuar Kurtin se në politikë në shumë raste vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme.
“Albini tenton të hap një urë për vete, por mbyll të gjitha rrugët për KosovënAlbini në politikë shpesh herë vepron si një fëmijë i cili kërkon vëmendje duke krijuar probleme. Strategjia e Albinit nuk është të zgjidhë probleme, por sa publicitet do të marrë. Për të treguar rëndësinë e tij, Albini shumë shpesh krijon probleme, probleme dhe vetëm probleme.”, ka shkruar Haliti në Facebook. /Njeshi/