16.7 C
Pec
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Hamasi e sheh si pozitiv planin e Bidenit për armëpushim të plotë në Gaza

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se është momenti vendimtar për ta  arritur një armëpushim të plotë në mes Hamasit dhe Izraelit.

Biden tha se Hamasi duhet ta pranojë propozimin tre pikësh të Izraelit, i cili do të pasonte me paqe dhe tërheqje të trupave izraelite nga Gaza.

Sipas tij, faza e parë do të zgjasë gjashtë javë dhe përfshinë “tërheqjen e forcave izraelite nga të gjitha zonat e populluara të Gazës” dhe lirimin e “një numri pengjesh, duke përfshirë gra, të moshuar dhe të plagosur, në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë”, shkruan CNN

Biden sqaroi edhe fazën e dytë, e cila sipas tij, do të mundësonte “shkëmbimin e të gjitha pengjeve që janë gjallë, përfshirë ushtarët”.

“Dhe për sa kohë që Hamasi i përmbush angazhimet e tij, armëpushimi i përkohshëm do të bëhet, sipas propozimeve të Izraelit”, tha Biden Ndërsa, për sa i përket fazës së tretë, Biden tha se ajo përfshinë “një plan të madh të rindërtimit të Gazës dhe çdo peng i vrarë do t’u kthehet familjeve të tyre”.

Pas deklaratave të Bidenit ka reasguar Hamasi i cili tha se “e sheh pozitivisht fjalimin e sotëm të presidentit amerikan, Joe Biden”. “Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas e sheh pozitivisht atë që u përfshi në fjalimin e sotëm të presidentit amerikan Joe Biden”, thuhet në deklaratë.

“Lëvizja e Rezistencës Islamike Hamas pohon pozicionin e saj të gatishmërisë për t’u marrë pozitivisht dhe në mënyrë konstruktive me çdo propozim të bazuar në një armëpushim të përhershëm, tërheqje të plotë nga Rripi i Gazës, rindërtimin, kthimin e të zhvendosurve në të gjitha vendet e tyre të banimit dhe marrëveshjen e shkëmbimit të të burgosurve nëse pala tjetër deklaron angazhimin për këtë”, tha Hamasi, shkruan BBC

Më pak se një orë pasi Biden detajoi propozimin izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu këmbënguli se vendi nuk do t’i japë fund luftës derisa Hamasi të mposhtet. “Qeveria izraelite është e bashkuar në dëshirën për të kthyer pengjet tona sa më shpejt të jetë e mundur dhe po punon për të arritur këtë qëllim”.

“Prandaj, Kryeministri autorizoi ekipin negociator që të paraqesë një plan për arritjen e këtij qëllimi duke këmbëngulur se lufta nuk do të përfundojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e saj, duke përfshirë kthimin e të gjithë pengjeve tona dhe eliminimin e ushtrisë dhe qeverisë së Hamasit”, thuhet në deklaratën e Netanyahut./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...