19.7 C
Pec
E premte, 13 Shtator, 2024

Hamasi për trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve izraelitë: Ata u vranë në një sulm ajror të Izraelit

Pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) njoftuan se kishin gjetur trupat e pajetë të gjashtë të burgosurve që mbaheshin robër që nga 7 tetori nga tuneli në Rafah, ka reaguar edhe Hamasi.

Zyrtari i lartë i Hamasit, Izzat Al-Rishq thotë se gjashtë të burgosur izraelitë të gjetur në një tunel në Rripin jugor të Gazës u vranë nga sulmet ajrore izraelite.

Al-Rishq fajësoi gjithashtu SHBA-në për “paragjykimin, mbështetjen dhe partneritetin” në luftën 11-mujore në territorin e rrethuar, shkruan jp.

Njëri nga të burgosurit ishte një shtetas i dyfishtë amerikano-izraelit, ndërsa tjetri ishte një shtetas ruso-izraelit.

Zyrtari deklaroi se Hamasi kujdeset më shumë për jetën e të burgosurve sesa presidenti amerikan, Joe Biden, duke vënë në dukje se grupi e pranoi propozimin dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Netanyahu e refuzoi atë dhe administrata e tij ra dakord me kërkesat e kryeministrit, të cilat synonin të pengonin një marrëveshje për të ruajtur pushtetin e tij”, tha al-Rishq.

Kujtojmë se IDF-ja njoftoi mëngjesin e sotëm se ishin gjetur trupat e gjashtë të burgosurve izraelitë.

Trupat e Carmel Gat, Eden Yerushalmi, Hersh Goldberg-Polin, Alexander Lobanov, Almog Sarusi dhe Ori Danin u sollën në Izrael.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...