13 C
Pec
E diel, 20 Prill, 2025

Hamasi publikon videon e pengut izraelito-amerikan që mbahet në Gaza, ai lutet ta lirojnë

Hamasi publikoi një video që pretendonte se tregonte pengun izraelito-amerikan Edan Alexander, i cili është mbajtur në Gaza që kur u rrëmbye nga grupi më 7 tetor 2023.

Në video ai lutet për lirimin e tij.

I riu prezantohet si Edan Alexander dhe thotë se ndodhet në Gaza prej 551 ditësh. Ai pyet veten pse është ende atje dhe lutet për lirimin e tij.

 

Bëhet e ditur se gjatë luftës, Hamasi kishte publikuar tashmë video të pengjeve që luteshin për lirimin e tyre.

Zyrtarët izraelitë i kanë hedhur poshtë më parë pamjet si propagandë të krijuar për t’i bërë presion qeverisë së tyre.

Ndërkohë, lufta vazhdon prej një viti e gjysmë.

Raportohet se Hamasi liroi 38 pengje sipas një marrëveshjeje armëpushimi që filloi më 19 janar.

Qeveria izraelite rifilloi sulmet tokësore dhe ajrore në Gaza në mars, duke thyer armëpushimin e brishtë.

Zyrtarët izraelitë thonë se fushata ushtarake do të vazhdojë derisa 59 pengjet të lirohen dhe Gaza të çmilitarizohet.

Ndërsa Hamasi këmbëngul se do të lirojë pengjet vetëm si pjesë e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës dhe ka refuzuar kërkesat për të lënë armët.

Ndryshe, SHBA, Katari dhe Egjipti po ndërmjetësojnë mes Hamasit dhe Izraelit.

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...