16 C
Pec
E premte, 18 Prill, 2025

Hamza: Baca Haxhi nuk ishte thjeshtë një baba, por simbol i përkushtimit e shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza sot në mbledhjen komemorative për babanë e ish-presidentit Hashim Thaçi, tha se ai ishte njeriu që përjetoi padrejtësinë më të madhe.

Hamza për Haxhi Thaçin tha se ai nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi.

“Baca Haxhi nuk ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, një shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi”.

“Ai ishte njeriu që përjetoi padrejtësinë më të madhe, jo vetëm si një shqiptar që për dekada u rrit dhe jetoi në shtypje, por si baba, që pa të birin e tij, një nga luftëtarët dhe udhëheqësit më të shquar të çlirimit dhe shtetndërtimit të Kosovës, të mbajtur padrejtësisht në burg, larg familjes, larg popullit, larg atdheut, për të cilin dha gjithçka”, u shpreh tutje Hamza./Njeshi/

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...