Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka qëndruar sot në Ferizaj, ku ka vizituar një fabrikë.
Hamza ka thënë se në qeverisjen e tij do të krijohen vende pune më të mira, më të paguara dhe më të sigurta.
“Një ekonomi e fortë nuk ka të bëjë vetëm me numrat, por ka të bëjë edhe me njerëzit. Unë besoj fuqishëm që së bashku do ta bëjmë Kosovën vend më të mirë, ku për çdo qytetar do të ketë mundësi për punë të mirë, pagë të dinjitetshme, siguri në punësim dhe respekt për të drejtat e punëtorëve.
Qytetarët meritojnë ma shumë! Kosova mundet ma mirë!”, është shprehur kandidati i PDK-së për kryeministër.
Hamza, gjatë kësaj vizite ka theksuar se ekonomia dhe bizneset fuqizohen duke i fuqizuar punëtorët.
“Ekonomia, bizneset, nuk mund të fuqizohen pa u fuqizuar edhe punëtorët”, është shprehur tutje Bedri Hamza./Njeshi/