5.6 C
Pec
E enjte, 13 Shkurt, 2025
https://www.njeshi.com/wp-content/uploads/2024/04/Radio-1-1.png

Hamza i nderuar që është banor i Mitrovicës, falënderon qytetarët për përkrahje

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza, është shprehur i nderuar që është banor i Mitrovicës.

Pas tubimit të madh që mbajti atje, ai thotë se është i nderuar që e njeh çdo pjesë të këtij qyteti e që frymon e punon çdo dite, për vendin dhe qytetarët.

“Faleminderit Mitrovicë. Jam i nderuar që jam banori yt. Jam i nderuar që shërbeva si kryetar i komunës për kaq vite, që e njoh çdo pjesë tënden dhe që frymoj e punoj në çdo ditë të jetës sime, me nder e përgjegjësi, për të nderuar e respektuar vendin dhe qytetarët. Dhe do të jem i nderuar, mbi këto parime, që të jem kryeministri i juaj. I gjithë juve këtu në sallë dhe atyre që kanë mbetur jashtë. I çdo qytetari anekënd Kosovës. Ky nuk ishte thjesht një tubim. Ky ishte një betim. Një betim për ta bërë Kosovën ma të mire”, ka shkruar Hamza/Njeshi/

Mund të jetë një imazh i 1 person, ndriçimi, turmë dhe teksti

- Advertisment -

Të fundit

Radio 1 – Live Radio 1 – Live
LIVE OFFLINE
track image
Loading...